4 ushqime që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete

4 ushqime që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete

09:50, 19/09/2023
A+ Aa A-

Ushqimi i mirë, i freskët nuk duhet të kënaq vetëm shqisat e të shijuarit, por njëherësh duhet të jetë garanci për standardet e vlerave ushqimore, ato të ruajtes së produkteve, mënyrës së shitjes, etj. Fruta të prera, qumësht i papasterizuar, ushqime që serviren në supermakete pa garancinë e sigurisë ushqimore, mund të jenë burim kontaminimi dhe kërcënim për shëndetin e konsumatorëve, pasi mund të jenë të mbushura me baktere si salmonela apo E. coli. Ekspertët e sigurisë ushqimore flasin për katër produktet që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete dhe ja arsyet pse:

Qumësht i papasterizuar

I njohur si qumështi i papërpunuar, kjo do të thotë që ky produkt nuk ka kaluar në një proces ngrohjeje që vret patogjenët, zgjat jetëgjatësinë dhe e bën pijen më të sigurt për konsum. Si rezultat, qumështi i papërpunuar mund të mbushet me mikrobe të dëmshme si salmonela, E. Coli apo listeria që janë burim sëmundjeje.

Produkte që kanë mbirë

Sipas ekspertëve, nuk duhet të qëndroni larg perimeve ( panxhari apo lakra), por ka disa syresh prej tyre që mund të lëshojnë filiza, pra të mbijnë edhe gjatë qëndrimit në supermarket. Ky ushqim mund të jetë burim i baktereve të dëmshme si E. coli dhe salmonela, ndaj është e rëndësishme që t'i lani para se t’i konsumoni. Mundësia që kontaminimi të ndodh nuk është aq i madh, por është më shumë një rrezik i moderuar, ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e blerjes së tyre në markete.

Ushqime të nxehta

Kur bëhet fjalë për vende ku shitet apo shërbehet ushqim i nxehtë, ekspertët priren të shikojnë kushtet se ku ruhet ushqimi i përgatitur mbi atë që ofrohet në të vërtetë. Rregulli numër një: I gjithë ushqimi duhet të mbahet në një temperaturë normale për të eliminuar mundësinë e kontaminimit. Një detaj tjetër që duhet konsideruar është edhe vendi, ku ekspertët sigurohen që xhami ku shërbehet është i pastër dhe shmang kontaktin direkt me blerësit, që mund të kolliten apo teshtijnë para pjatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco