Gjenetika ndikoi në format më të rënda të Covid-19

Gjenetika ndikoi në format më të rënda të Covid-19

12:14, 16/09/2023
A+ Aa A-

Rikonfirmohet rëndesia që pati gjenetika në format më të rënda të pandemisë Covid-19. Sipas studimit të fundit, genet neandertale kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve masive në zona specifike.

Nga studime të mëparshme që nisën gjatë pandemisë, u hodh ideja që në ato grupe etnike ku janë trashëguar më shumë gene nga popullsia “neandertal”, ishin më vulnerabël dhe shfaqnin problemet më të rënda.

Por kësaj here, mbërrin një tjetër konfirmim pas një studimi të kryer në zonën e Bergamos në Itali, aty ku shpërtheu në formën me pasoja më të rënda në nisje të pandemisë. Pra, banorët e kësaj zone kishin një predispozitë gjenetike dhe një përgjigje imunitare të tepruar që bëri dëm dhe shkaktoi vdekje masive në nisje të vitit 2020, kur Italia u godit rëndë nga Sars Cov 2. Studimi ka zgjatur 2 vjet në mbi 10 mijë banorë të Bergamos dhe kryesisht Val Seriana, ku numri i vdekjeve ishte më i larti.

Rezultoi se në këtë rajon, shumë persona kishin një seri varietetesh të nukleotideve të zinxhirit të AND që ishin të trashëguara në bllok që quhen aplotide. Dhe këto ishin tipike dhe duket se janë trashëguar nga njeriu “neandërtal”, banori i parë i Euro-Azisë, që me pas u kryqëzua me paraardhësit tanë, njeriun e ardhur nga Afrika, “homosapiens”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco