VIDEO: ‘Ha e pështy’ gurë të skuqur, gatimi tradicional që po bën namin në Kinë

VIDEO: ‘Ha e pështy’ gurë të skuqur, gatimi tradicional që po bën namin në Kinë

17:06, 22/06/2023
A+ Aa A-

Quhet “ushqimi më i fortë në botë” dhe në fakt, ashtu është. Gatimi tradicional, ku përbërësi kryesor janë copa guri, të cilat skuqen në tigan, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale kineze.

Pasi gurët skuqen në vaj në nxehtësi të lartë, shoqëruar me erëza pikante, ata thithen për të përftuar të gjithë shijen. Gatimi e ka origjinën në provincën kineze Hubei. Në gjuhën vendase, gatimi quhet suodiu, që do të thotë “thith dhe pështy”.

Videot e njerëzve duke shijuar këtë gatim të çudishëm janë përhapur përgjatë javës së kaluar në platformat online në Kinë, ku shfaqen skena nga gatimi i kësaj pjate në rrugë, nga shitës ambulantë.

Ata hedhin gurët në tiganin e mbushur me vaj pikant, shtojnë salcë hudhrash e më pas i përziejnë gurët me shpejtësi duke shtuar edhe copëza speci djegës dhe hudhrash.

Gatimi shërbehet në kuti në madhësinë e një dore. Një racion kushton 16 yuan, ose 2,3 dollarë.

Në një video, klienti pyet: “A dëshiron të t’i kthej gurët pasi të kem mbaruar?”, ndërsa shitësi i përgjigjet: “Merri me vete në shtëpi, t’i kesh si suvenir”.

Sipas mediave lokale, suodiu besohet se është qindravjeçar dhe është kaluar brez pas brezi nga varkëtarët. Në kohët e vjetra, ata mund të ngecnin në mes të lumit dhe duke mos pasur ushqim tjetër, shpikën këtë pjatë me gurë dhe erëza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco