Si mund ta gjeni dashurinë nëse jeni në gjendje depresioni?

Si mund ta gjeni dashurinë nëse jeni në gjendje depresioni?

08:44, 19/06/2023
A+ Aa A-

E kanë posaçërisht të vështirë të njohin dikë ata të cilët vuajnë nga depresion dhe ankthi

Reklama

Më së shpeshti i ndjek zëri i brendshëm negativ i cili ua vështirëson situatat e përditshme, por edhe marrëdhëniet dashurore. Mirëpo, nëse u përkushtohen disa gjërave edhe ata mund të notojnë me sukses në ujërat romantike, me partnerin potencial.

Ekspertët konsiderojnë që edhe ata me ankth psikik mund të gjejnë dashurinë.

Këto janë gjashtë këshilla për takime për ata të cilët vuajnë nga ankthi dhe depresioni:

1. Jeni të vetëdijshëm për gjendjen vetjake

– Është me rëndësi të pyesni veten se në cilën shkallë të ankthit apo depresionit jeni, sepse disa kanë simptoma më të dobëta, ndërsa po ato simptoma te të tjerët janë më të theksuara. Vlerësoni a është depresioni juaj i dobët, mesatar apo i rëndë – këshillon dr. Shannon Kolakowski. Ndonjëherë, kur vuani nga simptoma më të rënda, sipas ekspertëve, është mirë që të prisni pak dhe të mos përpiqeni të njihni dikë derisa të përmirësohet gjendja në të cilën jeni dhe të stabilizoheni, shkruan “Daily Mail”.

2. Planifikoni takimin në atë mënyrë që të ndiheni mirë

Organizoni takimin i cili do t’ju përmirësojë humorin, pavarësisht a është fjala për të dalë në shëtitje në park apo për të shkuar në kinema, bëni atë plan për të cilin e dini që do t’ju lumturojë…

– Planifikoni diçka që është argëtuese. Nëse ndiheni negativisht për të dalë, organizimi i një aktiviteti që ju bën të lumtur do t’ju ndihmojë të pastroni mendjen dhe të përmirësoni disponimin tuaj. Lëreni këtë aktivitet të jetë diçka që dëshironi ta përjetoni, është e rëndësishme që të jetë e këndshme për ju – shton Dr. Kolakowski.

3. Praktikoni skenarët e mundshëm me miqtë tuaj

– Ankthi para daljes me dikë është një fenomen krejtësisht normal, por ata që vuajnë nga depresioni janë veçanërisht të ndjeshëm duke pasur parasysh të gjitha vështirësitë që mund të lindin gjatë një takimi – shpjegoi doktor Kolakowski.

Sipas saj, në situata të tilla, të flasësh me miqtë dhe familjen për takimin e parë dhe skenarët e mundshëm dhe çfarë mund të shkojë keq, por edhe në drejtim pozitiv, është një gjë e mirë.

Psikologët këshillojnë të kaloni skenarët e mundshëm që mund të ndodhin gjatë takimit të parë si dhe mënyrat se si do t’i përballoni ato. Ju mund ta bëni këtë me njerëz të afërt ose me psikiatrin tuaj.

Në raste të tilla, njerëzit e afërt ndihmojnë një individ depresiv, i cili kryesisht ka një qëndrim negativ ndaj takimeve, për të nxjerrë pozitiven nga gjithçka. Kjo i ndihmon ata të ndihen më mirë dhe më tërheqës. Gjëja më e rëndësishme është të ridrejtoni mendimet tuaja nga gjërat negative në ato pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco