500 raste në vit me kancer të zorrës së trashë

500 raste në vit me kancer të zorrës së trashë

13:36, 17/06/2023
A+ Aa A-

Në studimin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik për kanceret e zorrës së trashë për periudhën 2015-2021, vihet re një një rritje e rasteve të reja.

Eksperti i Shëndetit Publik, Alban Ylli thotë se rritja e rasteve të reja është ndikuar edhe nga kontrolli bazë që ofrohet nga sistemi shëndetësor.

Veç plakjes së popullsisë, sipas Alban Yllit, faktor në rritjen e këtyre kancerave është dhe stili i jetesës dhe ushqyerja, sidomos mishi i përpunuar, ku përfshihen sallamet dhe qoftet.

I pyetur në lidhje se çfarë masash mund të merren nga Shëndeti Publik, Ylli tha se synimi është reduktimi i konsumit sidomos te fëmijët.

Incidenca për për këtë lloj kanceri është 14 për 100 mijë banorë dhe përbën një ndër tre llojt e kancerave më të përhapur në vendin tonë, si dhe shkaktar i rreth 6.2 % të vdekjeve nga tumoret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco