Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore

Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore

10:28, 15/06/2023
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale, një arritje revolucionare që “anashkalon nevojën për vezë apo spermë”, shkruan gazeta Guardian .

Shkencëtarët pohojnë se këto embrione model, të cilat ngjajnë me ato në fazat e hershme të zhvillimit njerëzor, mund të japin informacion vendimtar për efektet e çrregullimeve gjenetike  dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, kjo është një arritje shkencore që ngre çështje serioze etike dhe ligjore, pasi subjektet e rritura në laboratorë nuk rregullohen nga legjislacioni aktual në Mbretërinë e Bashkuar dhe as legjislacionin e shumicës së vendeve të botës, siç shpjegon gazeta britanike.

Embrionet sintetike nuk kanë një zemër  ose ndonjë formë të hershme të trurit, por përfshijnë qeliza që në një fazë të mëvonshme zakonisht do të formonin placentën dhe vetë embrionin.

Prof Magdalena Żernicka-Goetz, e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, e përshkroi punën në një fjalim plenar të mërkurën në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale në Boston.

“Ne mund të krijojmë modele të ngjashme me embrionet njerëzore duke riprogramuar qelizat burimore [embrionale]”, tha ajo në takim.

Nuk ka perspektivë afatshkurtër që embrionet sintetike të përdoren klinikisht. Do të ishte e paligjshme implantimi i tyre në barkun e një paciente dhe nuk është ende e qartë nëse këto struktura kanë potencialin për të vazhduar maturimin përtej fazave më të hershme të zhvillimit.

Motivimi për punën është që shkencëtarët të kuptojnë periudhën e zhvillimit të "kutisë së zezë" që quhet kështu sepse shkencëtarët lejohen të kultivojnë embrion në laborator vetëm deri në një kufi ligjor prej 14 ditësh, studimi i zhvillimit mund të vazhdojë vetëm në një fazë shumë më të vonë, përmes ultratingujve dhe dhurimeve të embrioneve për shkencën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco