Shkencëtarët zbulojnë molekulën që bllokon qelizat e kancerit

Shkencëtarët zbulojnë molekulën që bllokon qelizat e kancerit

09:52, 20/04/2023
A+ Aa A-

Studiuesit italianë kanë zbuluar një molekulë të aftë për të bllokuar rritjen e qelizave kancerogjene. Identifikimi i tij mund të çojë në të ardhmen në zhvillimin e ilaçeve inovative kundër kancerit të afta për të luftuar disa sëmundje onkologjike.

Molekula, e quajtur SM15, është citotoksike dhe vepron si një frenues i fuqishëm i një mekanizmi specifik të përfshirë në vdekjen dhe mbijetesën e qelizave kancerogjene: autofagjinë.

Ky proces heq në mënyrë selektive proteinat e dëmtuara brenda qelizave dhe përdor përbërësit e tyre për t’i ricikluar ato dhe për të zhvilluar molekula të reja proteinike. Në disa lloje kanceri, autofagjia shndërrohet në një avantazh për të nxitur rritjen dhe rrjedhimisht përhapjen e qelizave kancerogjene.

Falë zbulimit të aftësisë së SM15, ekziston shpresa për terapi të ardhshme antikancerogjene. Meqenëse autofagjia luan një rol të rëndësishëm në kancer, shkencëtarët filluan të hetojnë vetitë e molekulës SM15, “e projektuar për të synuar mikrotubulat dhe domenin ndërveprues të mikrotubulave dhe komponentin kinetokor NDC80/HEC1”, siç theksohet në përmbledhjet e studimit.

Gjatë eksperimentit ata zbuluan se ishte një frenues i fuqishëm i procesit të autofagjisë. “Duke përdorur teste të ndryshme biokimike dhe biologjike qelizore, ne demonstruam se SM15 bllokon fluksin autofagjik bazal duke penguar bashkimin e autofagozomeve të formuara siç duhet me lizozomet”, shpjegoi Dr. Trisciuoglio – koordinator i studimit.

Autofagozomet janë vezikulat me dy membranë ku proteinat (përbërjet plazmatike) izolohen dhe degradohen gjatë procesit të autofagjisë, duke lejuar riciklimin.

Në fakt, SM15 shkakton bllokimin e rrjedhës autofagjike që rezulton në apoptozë (vdekje) qelizore. Në rastin e qelizave kancerogjene, do të thotë ndalimi i rritjes së tyre dhe potencialisht një terapi e synuar dhe efektive për të ndaluar kancerin.

Por siç tregohet, kjo vlen vetëm për tumoret që përdorin autofagjinë për t’u rritur, të tilla si glioblastoma dhe adenokarcinoma duktale e pankreasit të cituara nga ekspertët. Shpresa është të arrijmë në barna të reja të sigurta dhe efektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco