COVID-19/ Shqetësim për mutacionin 'Arcturus' , simptoma e re tek fëmijët

COVID-19/ Shqetësim për mutacionin 'Arcturus' , simptoma e re tek fëmijët

09:55, 13/04/2023
A+ Aa A-

Koronavirusi është kthyer në qendër të vëmendjes për komunitetin shkencor për shkak të variantit "'Arcturus' që u identifikua si një nënvariant i mutacionit "Omicron" dhe tashmë është përhapur në Indi.

Emri “ Arcturus ” iu dha variantit nga ish-kreu i Akademisë Indiane të Pediatrisë, Vipin Vasista, i cili e kishte përdorur emrin në një postim në mars, duke paralajmëruar shpërthimin e ri të koronavirusit .

Sipas tij, varianti 'Arcturus' ka një simptomë të veçantë shtesë tek fëmijët - përveç temperaturës dhe kollës - pasi ata që rezultojnë pozitivë kanë konjuktivit ose sy të skuqur. 

Siç shpjegoi ai, është një simptomë që nuk ishte vërejtur në asnjë nga “valët” e mëparshme të koronavirusit.

Pediatri indian Raul Nagpal tha për Indian Times se mjekët në vend kanë parë një numër në rritje të rasteve të Arcturus tek fëmijët. 

“Zakonisht këta fëmijë vijnë me probleme të frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë dhe kur i testojmë dalin pozitivë”. 

Siç tha ai, simptomat kryesore të variantit “Arcturo” për të rriturit janë të ngjashme me ato të gripit, duke përfshirë bllokimin e hundës, tharjen e fytit dhe kollën. 

Megjithatë, disa shkencëtarë nuk presin që varianti "Arcturus" të jetë më vdekjeprurës se llojet e tjera të koronavirusit që qarkullojnë aktualisht.

Kjo mbështetet nga fakti se rezultatet e para të hulumtimit tregojnë se "Arcturus" nuk ka një aftësi për ti shpëtuar vaksinat.

Në një studim të bërë nga shkencëtarët në Japoni dhe të para-botuar në revistën shkencore bioRxiv, duket se Arcturus është 1.2 herë më ngjitës se mutacioni Kraken. 

Në fakt, sipas tyre, mutacioni pritet të përhapet së shpejti në të gjithë botën.

Vihet re se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron aktualisht Arcturus, i njohur shkencërisht si XBB.1.16, i cili u zbulua për herë të parë në fund të janarit, me zyrtarët që thonë se ka disa mutacione që po shkaktojnë shqetësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco