Pedagogu në 'KAFE SHQETO': S'ka më qumësht natyral, bëhet me vaj palme

12:03, 17/01/2023
A+ Aa A-

Pedagogu i Universitetit Bujqësor në Tiranë, Gjok Vuksani ka ngritur alarmin për prodhimet e bulmetit në Shqipëri, pasi sipas tij po përdoret me tepricë vaj palme.

I ftuar në 'KAFE SHQETO' në SYRI TV, pedagogu theksoi se në Shqipëri futen 3 milionë kg vaj palme në doganat e vendit, që përdoret veçanërisht në prodhimin e qumështit, djathit kaçkavall, salcave të ndryshme.

Sipas tij, vaji i palmës është i dëmshëm pasi ka punime shkencore që thonë se acidi palmik shkakton probleme në rritjen e kolesterolit, në rritjen e obezitetit, në probleme kardiake, në rritjen e tensionit të lartë.

Pedagogu: Qumështi shqiptar natyral është i shkëlqyer. Qumështi i lopës, i deles etj, kemi një qumësht shumë të mrekullueshëm, por problemi është se nuk kemi sasi të qumështit. Këtu fillon historia e hileve që i bëjnë qumështit. Nuk kemi gjëra konkrete, por kemi një të dhënë shumë të rëndësishme pasi në Shqipëri futen 3 milionë kg vaj palme në doganat e vendit, që përdoret veçanërisht në prodhimin e djathit kaçkavall, salcave të ndryshme. Futen dhe proteinat e gatshme, që kanë problematikat e tyre. Sot përdoret në Shqipëri një produkt që vjen nga Turqia, që quhet ‘campact mix’, që është një proteinë e gatshme, të cilat kanë problematikat e tyre në prodhimin e qumështit. Kemi prodhim të qumështit me prodhime të dëmshme. Kemi vaj palme që importohet nga 13 firma në Shqipëri. AKU duhet të kontrollojë se ku përdoret ky vaj palme. Nëse përdoret vaj palme në produktet e qumështit, duhet të shënohet në etiketën dhe të thuhet se nuk është produkt qumështi.

"Absolutisht që vaji i palmës është i dëmshëm pasi ka punime shkencore që thonë se acidi palmik shkakton probleme në rritjen e kolesterolit, në rritjen e obezitetit, në probleme kardiake, në rritjen e tensionit të lartë. Laboratoret shqiptare identifikojnë se ka vaj palme, por nuk janë të zonja të përcaktojnë se sa është përqindja. Nëse kapet një fabrikë qumështi që përdor vaj palme, duhet të mbyllet si ushqim i pasigurtë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco