Iu jepet fund diskutimeve për efektet anësore të vaksinës anti-covid, CDC shpall rezultatet

Iu jepet fund diskutimeve për efektet anësore të vaksinës anti-covid, CDC shpall rezultatet

11:23, 17/01/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që rastet e XBB.1.5 po shtohen në mbarë botën, institucioni më autoritar i SHBA-së për epideminë i dha fund diskutimit për efektet anësore të vaksinës anti-covid.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kanë shqyrtuar pretendimet për rritjen e rrezikut të goditjes në tru në pacientët mbi moshën 65 vjeç.

CDC dhe FDA njoftuan se hetimet dolën në përfundimin se vaksina anti-covid e Pfizer nuk ka lidhje me rrezikun në fjalë.

“Ne kemi parë të gjitha të dhënat dhe aktualisht nuk ka vend për shqetësime'' tha një zyrtar i FDA për Washington Post.

Është bërë e ditur se 130 shtetas amerikanë mbi moshën 65 vjeç janë prekur nga situata. 

Ekspertët nënvizuan se kjo përbën 0.02 për qind të të vaksinuarve dhe e vlerësuan si anomali statistikore.

Që nga janari 2023, më shumë se 396 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech janë administruar në SHBA, i cili është vendi me numrin më të madh të vdekjeve me mbi 1 milion vdekje në epideminë e koronavirusit.

Asnjë dëshmi që ndikon në fertilitet 

Një studim i publikuar në BMJ Medicine kohët e fundit arriti në përfundimin se nuk ka asnjë tregues që vaksinat anti-covid ndikojnë në fertilitetin.

Duke nënvizuar se cikli menstrual mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm si stresi, humbja apo shtimi i peshës dhe ushtrimet intensive, ekspertët nënvizuan se një ditë vonesë është jashtëzakonisht normale.

Nga ana tjetër, CDC arriti në përfundimin se njerëzit e pavaksinuar kishin 9 herë më shumë gjasa të vdisnin nga koronavirusi.

Kur u ekzaminua vaksina Johnson & Johnson, u panë 0.23 vdekje për 100 mijë njerëz. 

Kjo normë rezultoi të ishte 1.6 tek ata që nuk ishin vaksinuar ose nuk kishin një dozë përforcuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco