Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

ISHP: Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi:

ISHP: Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi:

12:15, 13/01/2023
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit Publik njofton se për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes.

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara.

ISHP jep disa këshilla që duhet t’i merrni në konsideratë për t’u mbrojtur nga gripi:

- Lani duart
- Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
- Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
- Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
- Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.
- Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:
- Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
- Konsumoni ushqime të ngrohta
- Pini sa më shumë lëngje
- Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
- Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco