Bie numri i foshnjave të lindura me anomali

Bie numri i foshnjave të lindura me anomali

17:21, 13/12/2022
A+ Aa A-

Numri i foshnajve që vijnë në jetë me anomali kongenitale apo siç njihen ndryshe defekte të lindura ka ardhur në rënie në 5 vitet e fundit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ky nivel është ulur nga 17.5 për 1000 lindje të gjalla në vitin 2016 në 9.4 për 1000 lindje të gjalla në vitin 2021. 255 bebe kanë lindur në 2021 me anomali kongenitale të pajtueshme apo të papajtueshme me jetën. Disa prej këtyre anomalive kanë fatin të trajtohen, me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Eliona Demalia: Anomalia më problematike janë anomalitë kardiake. Anomalitë e tjera, të ekstremiteteve apo ato të lidhura me organet e abdominit, kanë një zgjidhje dhe më të lehtë, por ka anomali të tjera të sistemit nervor qendror të trurit që jo gjithmonë kanë zgjidhje dhe jo gjithmonë iu nënshtrohen interventeve.

Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, tregon se vitet e fundit përmirësimi i sistemit ka bërë që shumica e anomalive të kapen gjatë shtatzënisë dhe të referohen në dy spitalet terciare.

Eliona Demalia: Duke u referuar në maternitetet e Tiranës bëhet lindje e planifikuar, me qëllim që të gjithë specialistët të jenë gati, të jenë njohur me rastin dhe të konkludohet momenti i ndërhyrjes që mund të jetë i menjëhershëm, mund të jetë pas 24 orësh, mund të jetë pas disa muajve në varësi të anomalisë.

Interventet kongenitale, ku përfshihen ndërhyrjet për çdo defekt të lindur që riparohen është një nga paketat e rimbursueshme 100% nga fondi i sigurimeve edhe në sistemin shëndetësor privat. Në 5 vitet e fundit nga këto paketa kanë përfituar 300 fëmijë./TvKlan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco