Izolimet anti-COVID 'ndikuan në rënien e lindshmërisë' në Evropë

Izolimet anti-COVID 'ndikuan në rënien e lindshmërisë' në Evropë

10:26, 15/10/2022
A+ Aa A-

Evropa është përballur me ulje të shkallës së lindjeve me 14 për qind në janar të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara.

Kjo ulje besohet se është nxitur nga vala e parë e pandemisë së COVID-19, sipas gjetjeve të reja, të publikuara në revistën shkencore, Human Reproduction.

Radio Evropa e Lirë shkruan se izolimet e gjata kanë rezultuar me më pak shtatzëni, dhe ky trend është vërejtur më shumë në shtetet që kanë probleme në sistemin e tyre shëndetësor.

Lituania dhe Rumania kanë përjetuar rënien më të ulët – 28 dhe 23 për qind, respektivisht – ndërsa Suedia, e cila nuk ka zbatuar masa izolimi, ka regjistruar shifra normale të lindjeve.

Sipas hulumtuesve, këto gjetje mund të rezultojnë me “pasoja afatgjata në demografi, sidomos në Evropën Perëndimore, ku po plaket popullata”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco