Kryhet për herë të parë në botë transplanti i zorrëve tek një fëmijë

Kryhet për herë të parë në botë transplanti i zorrëve tek një fëmijë

11:52, 12/10/2022
A+ Aa A-

Është kryer për herë të parë në botë transplanti i zorrëve tek një fëmijë 1 vjeç.

“Fëmija tani ka dalë nga spitali dhe është në gjendje të përsosur shëndetësore  në shtëpi me prindërit e saj”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga spitali spanjoll La Paz në Madrid.

Vajza e vogël Emma, ​​ishte diagnostikuar me një sëmundje në zorrë  kur ishte vetëm një muajshe. Zorra e saj ishte shumë e shkurtër dhe shëndeti i saj u përkeqësua me shpejtësi derisa detyroi mjekët të kryenin transplantin.

Përveç zorrëve, Emës iu dhuruan edhe oragane të reja si  mëlçi, shpretkë dhe pankreas.

“Lajmi i mirë është se jeta vazhdon, që Ema është shumë e guximshme dhe që dëshiron të vazhdojë të jetojë, këtë  po na e dëshmon çdo ditë, sepse po ecën shumë mirë, çdo ditë na surprizon me gjëra të reja.

Jemi të kënaqur dhe shumë mirënjohës për familjen e donatorit, për ekipin mjekësor dhe për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur në këtë rrugë të gjatë, e cila ka qenë shumë e vështirë”, është shprehur nëna e Emës, Ana.

Shumica e organeve të transplantuara vijnë kryesisht nga donatorët të cilët kanë pësuar vdekje të trurit, por zemra e tyre ende rreh dhe  kjo i mban organet të paprekura. Vlen  të theksohet se  Spanja është  një vend lider në kryerjen e  transplanteve të organeve.

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco