Shkencëtarët kinez krijojnë maskën që zbulon koronavirusin pas një bisedë dhjetë minuteshe

Shkencëtarët kinez krijojnë maskën që zbulon koronavirusin pas një bisedë dhjetë minuteshe

10:44, 20/09/2022
A+ Aa A-

 Shkencëtarët në Kinë kanë krijuar një maskë që mund të zbulojë viruset e zakonshme të frymëmarrjes në ajër , si koronavirusi (SARS-CoV-2) dhe gripi (H5N1 dhe H1N1).

Maska shumë e ndjeshme mund të paralajmërojë përdoruesin, nëpërmjet telefonit celular, se ka një mikroorganizëm patogjen përreth. 

Dhjetë minuta bisedë me një person të infektuar mjaftojnë që maska ​​të zbulojë mikrobin në pikat e ajrit që ai nxjerr.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Yin Fang i Universitetit Tongji në Shangai, bënë publikimin përkatës në revistën e materialeve të reja "Matter". 

Maska ka një sensor të vogël special me një molekulë sintetike që "kap" proteinat unike të një virusi patogjen në ajër , madje edhe në sasi të padukshme, shumë më të vogla se ato që përmbahen në kollë apo teshtimë.

 Kur sensori zbulon virusin, një transistor në maskë përforcon sinjalin dhe dërgon paralajmërimin përkatës në celularin e personit që mban maskën.

“Maska jonë funksionon vërtet mirë në hapësira të ajrosura dobët, si ashensorë apo dhoma të mbyllura, ku rreziku i kontaminimit është i lartë.”deklaroi Fang. 

Ai shtoi se nëse një virus i ri respirator shfaqet në të ardhmen, sensori mund të modifikohet lehtësisht për të zbuluar edhe mikroorganizmin e ri.

Studiuesit shpresojnë të përmirësojnë maskën, duke reduktuar më tej kohën minimale të zbulimit të virusit dhe duke rritur ndjeshmërinë e sensorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco