Lija e majmunit, studiuesit italian: gjendet prania e virusit në spermë

Lija e majmunit, studiuesit italian: gjendet prania e virusit në spermë

14:37, 11/06/2022
A+ Aa A-

Studiuesit nga  Instituti Spallanzani në Romë kanë zbuluar, për herë të parë se virusi përgjegjës për linë e majmunit mund të jetë i pranishëm në lëngun seminal (spermë) të një personi të prekur nga kjo sëmundje në një formë të aftë për t’u riprodhuar.

Virusi i marrë nga lëngu seminal i mbledhur nga një pacient 6 ditë pas fillimit të etheve, u provua se ishte i aftë për t’u riprodhuar.

Deri më tani, prania e materialit gjenetik të virusit është zbuluar në lëngun seminal të 6 nga 7 pacientët e studiuar në Spallanzani, por në këtë rast virusi është izoluar edhe në kulturë.

Studiuesit nga Instituti Spallanzani po kryejnë studime të mëtejshme mbi kohëzgjatjen dhe qëndrueshmërinë e virusit në spermë dhe materiale të tjera biologjike, për të kuptuar plotësisht mekanizmat e transmetimit nga njeriu te njeriu i këtij virusi.

 Zbulimi mund të hedhë veçanërisht dritë mbi roli në transmetimit seksual, hipotezë që është hedhur pas shpërthimit aktual të këtij virusi.

 Ky rezultat pason punën e studiuesve të Institutit mbi linë e majmunëve që çoi në identifikimin e rasteve të para në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco