Lija e majmunëve/ Belgjika vendos karantinën e detyruar, ekspertët: Jemi të befasuar

Lija e majmunëve/ Belgjika vendos karantinën e detyruar, ekspertët: Jemi të befasuar

13:31, 22/05/2022
A+ Aa A-

Belgjika është bërë vendi i parë në botë që vendos karantinën e detyrueshme 21-ditore për personat e dyshuar si të prekur nga lija e majmunëve. Sipas Daily Mail, 14 vende kanë konfirmuar shpërthimet e kësaj sëmundje.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden tha të dielën se shpërthimi i kësaj sëmundje duhet të shqetësojë këdo. “Kushdo duhet të jetë i shqetësuar. Ne po punojmë fort për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë,” tha ai.

Ndërkohë ekspertët thonë se janë të befasuar. “Jam i befasuar nga kjo. Çdo ditë zgjohem dhe ka më shumë vende të infektuara,” tha Oyewale Tomori, një virolog dhe anëtar i bordit këshillues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ky nuk është ai lloj i përhapjes që kemi parë në Afrikën Perëndimore, kështu që mund të ketë diçka të re që po ndodh në Perëndim,” tha ai.

Kurse eksperti Christian Happi tha se nuk ka parë kurrë diçka si ajo që po ndodh në Europë. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, sëmundja e lisë së majmunëve mund të jetë fatale për 1 në 10 persona të prekur.

Cilat janë simptomat e sëmundjes?

Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh dhe pagjumësi. Pas shpërthimit të etheve, mund të nisë skuqja e fytyrës. Këto puçrra mund të përhapen më pas edhe në pjesën tjetër të trupit. Kjo sjell kruajtje të forta dhe kalon në zgjebe. Infeksioni zakonisht largohet vetë dhe zgjat nga 14 deri në 21 ditë.

Si prekesh nga kjo sëmundje?

Lija e majmunëve mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës së çarë, traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës. Nuk është seksualisht i transmetueshëm, por mund të transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë gjatë seksit. Mund të përhapet edhe nga kontakti me kafshët e infektuara si majmunët, ketrat dhe minjtë, ose nga objekte të kontaminuara me virus si shtrati apo veshjet.

Sa e rrezikshme është?

Shumica e rasteve të virusit janë të lehta, ndonjëherë të ngjashme me linë e dhenve dhe pastrohen brenda pak javësh. Megjithatë lija e majmunëve ndonjëherë mund të jetë më e rëndë dhe është raportuar se ka shkaktuar vdekje në Afrikën perëndimore.

Cili është trajtimi?

Nuk ka kurë për linë e majmunëve, por shpërthimet mund të kontrollohen duke parandaluar infeksionet. Vaksinimi kundër lisë është vërtetuar se është 85 përqind efektiv në parandalimin e lisë së majmunëve dhe përdoret ende ndonjëherë. Ekspertët besojnë se vaksinimi pas ekspozimit ndaj lisë së majmumit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes ose ta bëjë atë më pak të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco