Të pavaksinuarit 16 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19

Të pavaksinuarit 16 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19

09:32, 09/11/2021
A+ Aa A-

Personat  që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 kanë 16 herë më shumë gjasa që të vdesin, thuhet  në një raport nga Departamenti i Shëndetësisë në Uellsin e Ri Jugor.

11% e 412 personave që u infektuan Delta në katër muajt e fundit, që nga fillimi i tetorit, ishin plotësisht të vaksinuar.

Mosha mesatare e këtyre viktimave ishte 82 vjeç, sipas të dhënave.

Vetëm 3%  të pacientëve të intubuar kishin marrë të dyja dozat e vaksinave të tyre.

Më shumë se 63% e rasteve midis 16 qershorit dhe 7 tetorit ishin të pavaksinuar.

“Të rinjtë që kanë marrë dy doza të vaksinës kishin shkallë më të ulët të infeksionit dhe pothuajse në asnjë mënyrë nuk përjetuan simptoma të rënda, ndërsa të pavaksinuarit në të njëjtën grupmoshë kishin simptoma  (të rënda) të Covid-19.” tha Carrie Chad, zyrtari kryesor shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor, në një deklaratë.

Gjetjet janë kryesisht në përputhje me ato të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shërbimi kryesor i shëndetit publik në SHBA, i cili paralajmëroi në shtator se njerëzit e pavaksinuar kishin 11 herë më shumë të zhvillojnë simptoma të rënda nga Covid-19 në krahasim me të vaksinuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco