Zbulohet geni i rrezikshëm, përgjegjës për formën e rëndë të Covid-19

Zbulohet geni i rrezikshëm, përgjegjës për formën e rëndë të Covid-19

12:54, 05/11/2021
A+ Aa A-

Shkencëtarë e universitetit të Oksfordit kanë zbuluar një gen që dyfishon rrezikun e dëmtimit të rëndë të mushkërisë dhe vdekjes nga Covid-19.

Ata thonë se 60% e personave me orgjinë nga Azia e Jugut dhe 15 për qind e atyre që kanë rrënjë europiane kanë genin e rrezikshëm.

Shkencëtarët thonë se vaksinat janë thelbësore për reduktimin e riskut tek kjo kategori.

Studimi i publikuar në ‘Nature Genetic’ hedh dritë përse disa komunitete në Britaninë e Madhe dhe Azinë Jugore rrezikohen më shumë nga Covid-19, por nuk japin shpjegime të plotë lidhur me këtë.

Duke u mbështetur te punët e mëhershme gjenetike, studiuesit përdorën një ndërthurje të inteligjencës artificiale dhe një teknologji të re molekulara për të treguar gjenin ekzakt që është përgjegjës për rrezikun e shtuar.

I quajtuar LZFFL1, ai vlerësohet të jetë prezente tek 2 për qind e qytetarëve me prejardhje afrikano-karaibike dhe 1.8 për qind e atyre me orgjinë aziatiko-lindore.

Shkencëtarët besojnë se geni në fjalë i bën mushkëritë më të ekspozuara ndaj koronavirusit. Besohet se geni, i shpëton një mekanizmi kyç që qelizat përdorin për t’u mbrojtur nga Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco