Japonia gjen grimca të zeza brenda vaksinës anti-Covid

Japonia gjen grimca të zeza brenda vaksinës anti-Covid

10:08, 01/09/2021
A+ Aa A-

Japonia ka bllokuar një pjesë të vaksinave anti-Covid të kompanisë Moderna, pasi në flakon u gjet një substancë e huaj.

Sipas BBC, një farmacist pa disa grimca të zeza në një prej shisheve të vaksinës. Rreth 3790 persona e kishin marrë këtë vaksinë deri në momentin e bllokimit.

Lajmi vjen një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.6 milionë dozave Moderna për shkak të kontaminimit.

Farmacisti i zbuloi grimcat e zeza gjatë një kontrolli për substanca të huaja në vaksina. Mediat lokale thonë se deri më tani nuk ka të dhëna se vaksinat e kontaminuara janë të dëmshme.

Firma spanjolle që ka mbushur vaksinat thotë se ka nisur nj hetim për këtë ngjarje.

Japonia ka njohur një rritje të ndjeshme të infeksioneve me virus. Megjithatë numri i vaksinimeve ka qenë i ulët. Vetëm 40 përqind e popullsisë janë vaksinuar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco