COVID: Bima medicinale që mund të neutralizojë virusin vdekjeprurës

COVID: Bima medicinale që mund të neutralizojë virusin vdekjeprurës

14:33, 23/07/2021
A+ Aa A-

Disa studiuesve në bashkëpunim me insitutet shkencore në Danimarkë, Gjermani dhe Hong Kong kanë zbuluar se bima medicinale artemisë ose e njohur ndryshe si pelini i ëmbël ka efekt neutralizues tek virusi vdekjeprurës COVID-19. 

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër virusit, pasi një pjesë e madhe e popullsisë së botës mbetet e pavaksinuar dhe me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.

Sipas botimit shkencor, tre ekstrakte patën sukses në luftimin e virusit në indet e mushkërive të njeriut, artemisinin, artemether dhe artesunate, substanca që përdoren gjerësisht në trajtimin e malaries.

Në veçanti, studiuesit testuan efektin e artemisinin, një substancë thelbësore e bimës, në qelizat e veshkave të majmunit të infektuar dhe zbuluan se ato ishin efektive kundër një lloji të një varianti të SARS-CoV-2 të gjetur kohët e fundit në Gjermani . 

I njëjti proces u përsërit me të njëjtat rezultate të suksesshme, kundër një varianti nga Danimarka këtë herë.

Artemisia është një barishte vjetore me origjinë nga Azia dhe Amerika e Veriut. 

Artemisinin dhe derivatet e tij janë ilaçet më të efektshme anti-malaries dhe baza për shumicën e barnave antimalarike, të tilla si artemether dhe artesunate, për shkak të aftësisë së tyre për të infektuar membranën parazitare. 

Sidoqoftë, ky nuk është ilaçi i parë i malaries që "hidhet" në luftën kundër koronavirusit të ri. 

Në shkurt të vitit 2020, klorokina u përshëndet nga Didier Raul , drejtori i Institutit Mesdhetar të Sëmundjeve Infektive në Marsejë, si ilaçi i ri efektiv që do të zbuste rrjedhën e sëmundjes COVID-19 tek pacientët falë vetive të saj antivirale dhe anti-inflamatore. 

Megjithëse disa studime të mëparshme vunë në dyshim efektin e tij të dobishëm.

Së fundmi dhe hidroksiklorokina, një substancë 50% më pak toksike sesa klorokina e përdorur me shumë sukses kundër malaries, është një zgjedhje e diskutueshme në trajtimin mbi COVID-19. 

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk e konsideron si ilaç të vlefshëm për kurimin e covid-19 hidroksiklorokinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco