COVID: Ja cilat janë simptomat që përjetojnë zakonisht fëmijët

COVID: Ja cilat janë simptomat që përjetojnë zakonisht fëmijët

08:44, 14/05/2021
A+ Aa A-

Shumica e fëmijëve të infektuar me koronavirus tregojnë jo vetëm simptomat tipike, të tilla si ethe, kollë ose gulçim, por një gamë të gjerë simptomash, sipas një studimi të ri shkencor amerikan.

Studimi tregon se edhe pse fëmijët dhe adoleshentët mund të sëmuren rëndë me Covid-19 dhe kërkojnë pranimin e ICU, ata zakonisht kanë një progres më të lehtë të sëmundjes sesa të rriturit, si dhe vdekshmëri më të ulët. 

Nga ana tjetër, sipas shkencëtarëve, mungesa e shpeshtë e simptomave tipike tek fëmijët kërkon vigjilencë të shtuar nga prindërit dhe mësuesit në shkolla, si dhe testime të shpeshta të nxënësve.

Studiuesit nga Universiteti i Alabama, i cili publikoi studimin në revistën Scientific Reports, analizuan të dhënat për 12,306 fëmijë të diagnostikuar me Covid-19. 

672 kishin nevojë për shtrim në spital dhe prej tyre 118  u pranuan në ICU, ndërsa 38 u intubuan.

 Rreziku i shtrimit në spital, pranimi në ICU dhe intubimi ishte i njëjtë për djemtë dhe vajzat.

U zbulua se 18.8% e tyre raportuan simptoma të etheve, lodhjes, dhimbjes së muskujve ose kyçeve dhe çrregullime të nuhatjes ose shijes. 

16.5% kishin simptoma të frymëmarrjes (kollë, gulçim, etj.), 14% simptoma gastrointestinale (të përziera, të vjella, diarre, etj.), 8% simptoma dermatologjike si skuqje dhe 4.8% neurologjike (kryesisht dhimbje koke).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco