Rritet frikshëm numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spitale, ja shkaku

Rritet frikshëm numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spitale, ja shkaku

08:24, 23/04/2021
A+ Aa A-

Midis shumë pasojave alarmante të valës së fundit Covid 19 që ka përfshirë shtetin e Michigan, është dhe numri shumë i madh i fëmijëve të prekur që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Të dhënat nga Shoqata Shëndetësore dhe Spitalore e Miçiganit tregojnë se numri i fëmijëve të shtruar në spital me simptoma të rënda Covid-19 arriti në 70 këtë javë – dy herë më shumë sesa u shtruan në spital gjatë ditëve më të këqija të valës që përfshiu shtetin në nëntor.

Dyshimet janë se numri kaq i madh i shtrimeve lidhen me virusin britanik, i cili është më i rrezikshëm për moshat e reja.

“Kjo është përgjigja e parë që vjen në mendjen time,” tha Dr. Rosemary Olivero, një pediatre e sëmundjeve infektive në Spitalin e Fëmijëve, e cila po trajton tetë fëmijë me simptoma të rënda Covid-19, përfshirë pesë që janë në njësitë e kujdesit intensiv .

Ajo tha se numri i lartë i shtrimeve nuk vjen domosdishmërisht nga rrezikshmëria e variantit britanik, por nga numri i madh i infektimeve në tërësi, pasi është thënë që mutacioni është më ngjitës.

Rreziku i vdekjes së fëmijëve nga virusi mbetet ende shumë i ulët në SHBA. Raporti i fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve tregon se ndërsa fëmijët përbëjnë 14 përqind të infeksioneve Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ata përfaqësojnë një pjesë të vogël të vdekjeve.

Por fëmijët tani përbëjnë një përqindje më të madhe të njerëzve që infektohen sesa më herët në pandemi. Raporti i Akademisë Amerikane të Pediatrisë tregon se fëmijët përbënin 1 në 5 raste të zbuluara në të gjithë vendin gjatë javës së dytë të Prillit.

Një tjetër element që sipas ekspertëve amerikanë rrit rrezikun për fëmijët, është fakti se ata për momentin nuk janë në kategoritë e personave që vaksinohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco