AstraZeneca thotë se ilaçi i diabetit Farxiga dështoi në studimin për COVID-19

AstraZeneca thotë se ilaçi i diabetit Farxiga dështoi në studimin për COVID-19

09:46, 12/04/2021
A+ Aa A-

AstraZeneca tha të hënën se të dhënat kryesore nga një studim i fazës së vonë për të provuar nëse ilaçi i saj i diabetit Farxiga mund të trajtonte pacientët në spital me COVID-19, që rrezikojnë të kenë komplikime serioze, nuk i përmbushi synimet e saj kryesore.

Prodhuesi britanik i barnave tha se Farxiga nuk arriti domethënien statistikore për uljen e rrezikut të përkeqësimit dhe vdekjes nga sëmundja tek pacientë të tillë.

Farxiga iu dha përmbi 30 ditë në një provë globale, 1,250 pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, përveç përkujdesit lokal.

Pacientët në provë gjithashtu kishin probleme me hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare dhe të zemrës, diabet të tipit 2 ose të sëmundjes kronike të veshkave.

AstraZeneca tha se profili i sigurisë dhe tolerancës për Farxiga në 30 ditë në provë ishte në përputhje me profilin e sigurisë së ilaçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco