Vaksina e Oksfordit nuk do sugjerohet për personat mbi 65 vjeç

Vaksina e Oksfordit nuk do sugjerohet për personat mbi 65 vjeç

12:10, 27/01/2021
A+ Aa A-

Përplasjet mes Bashkimit Europian dhe kompanisë AstraZeneca, e cila po prodhon një vaksinë kundër koronavirusit, vazhduan edhe ditën e mërkurë.

Përfaqësuesit e kësaj kompanie u tërhoqën nga një takim me zyrtarët e BE-së, duke thënë se nuk kanë një detyrim kontraktual për furnizimin e unionit me vaksina.

Në sfondin e këtyre tensioneve, Agjencia Europiane e Mjekësisë ka deklaruar se mund të autorizojë përdorimin e vaksinës së Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca vetëm për të rinjtë.

Kjo për shkak se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se sa funksionon kjo vaksinë te personat mbi 65 vjeç.

Vaksina e Oksfordit mund të miratohet këtë javë në BE. Një ditë më parë, një gazetë e rëndësishme gjermane raportoi se vaksina e Oksfordit është vetëm 8 përqind efektive të personat mbi 65 vjeç.

Kompania e hodhi poshtë këtë lajm, por drejtori i AstraZeneca ka pranuar se të dhënat për efektshmërinë e vaksinës te të moshuarit janë të kufizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco