Vaksina e Oksfordit është 8% efektive/ Lajmi që trazoi Europën

Vaksina e Oksfordit është 8% efektive/ Lajmi që trazoi Europën

11:26, 26/01/2021
A+ Aa A-

Revista gjermane, Handelsblatt publikoi një lajm që trazoi jo pak Europën.

Sipas saj, vaksina e Oksfordit është vetëm 8 përqind efektive në mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç.

Pas lajmit reagoi menjëherë kompania AstraZeneca. Sipas saj, ky lajm është plotësisht i pavërtetë. Ata thanë se nuk e dinë se ku janë bazuar gazetarët për këtë lajm.

Edhe Ministria e Shëndetësisë në Gjermani deklaroi se nuk ka të dhëna që mbështesin pretendimin e ngritur nga gazeta.

Kurse Universiteti i Oksfordit tha se këto raportime janë të pabazuara, duke theksuar se ata kanë bërë transparente gjithçka lidhet me vaksinën.

Lajmi vjen në kohën kur Bashkimi Europian dhe kompania AstraZeneca janë përfshirë në një përplasje në lidhje me eksportin e vaksinave.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit po pritet me padurim pasi do jetë shumë më e mirë dhe do të shpërndahet masivisht në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco