Mori miliona jetë njerëzish, del fotoja e parë e vërtetë e SARS-CoV-2

Mori miliona jetë njerëzish, del fotoja e parë e vërtetë e SARS-CoV-2

11:34, 19/01/2021
A+ Aa A-

Ky nuk është një model kompjuteri por imazhi i parë i koronavirusit që shkaktoi miliona vdekje dhe detyroi qeveritë e gjtihë botës të vendosnin masa të rrepta kufizuese.

Studiuesit  ishin në gjendje për herë të parë me lentet e tyre të kapnin virusin SARS-CoV- e cila është e dukshme në 3D.

Pas zbulimit është kompania austriake  " Nanographics ", një degë e Universitetit Teknik të Vjenës, e cila përdori teknologjinë e re për të vizualizuar virusin në 3D me ndihmën e mostrave të tij të ngrira.

Për Nanographics , krijimi dhe përshkrimi i modeleve strukturore të koronavirusit të ri SARS-CoV-2  kontribuon shumë në kërkimin shkencor duke hedhur shumë dritë se si përhapet sëmundja Covid.

 Sipas rrjetit austriak ORF, Ivan Iviola nga Universiteti i Teknologjisë në Vjenë dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i King's në Arabinë Saudite tha se studimi u krye me ndihmën e studiuesve nga Universiteti Tsinghua në Pekin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco