COVID-19/ Vaksina italiane ReiThera kalon fazën e parë, rezultate më të mira se Moderna dhe Pfizer

COVID-19/ Vaksina italiane ReiThera kalon fazën e parë, rezultate më të mira se Moderna dhe Pfizer

12:35, 05/01/2021
A+ Aa A-

Janë prezantuar të dhëna nga faza e një provës së vaksinës ReiThera bërë në Itali.

Vullnetarët e regjistruar ishin 100, 45 persona u vaksinuan me doza të ndryshme.

92.5% zhvilluan antitrupa.

‘’Vaksina GRAd-CoV2 – shpejgoi drejtori shkencor i Spallanzanit Giuseppe Ippolito- është një dozë e vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimeve’.

Gjatë konferencës për shtyp për të paraqitur rezultatet e fazës së parë, Ippolito specifikoi:

''Ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe të gjithë erdhën në fund për vlerësimin e sigurisë:vaksina nuk kishte efekte anësore të rënda në 28 ditët e para pas vaksinimit, një rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer që patën efekte të padëshiruara.  Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina është një dozë e vetme ".

Gjithashtu i pranishëm në konferencë ishte dhe  Komisioneri i jashtëzakonshëm për urgjencën Covid, Domenico Arcuri i cili, duke folur për vaksinën Reithera,deklaroi:

"Qeveria ka caktuar një sasi burimesh të mjaftueshme për zhvillimi pasues dhe do të hyjë në kapitalin e kompanisë për fazën dy dhe fazën e tretë të eksperimentimit. Kontratat e zhvillimit do të përdoren për të financuar kërkimin dhe një stabilizim në rritje të prodhimit ". 

Sipas presidentit të kompanisë ReiThera, Antonella Folgore,kompania synon të zhvillojë 100 milion doza vaksine në vit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco