Britani/ Një 82 vjeçar bëhet personi i parë që merr vaksinën AstraZeneca

Britani/ Një 82 vjeçar bëhet personi i parë që merr vaksinën AstraZeneca

10:51, 04/01/2021
A+ Aa A-

Britania e Madhe ka filluar të vaksinojë sot qytetarët e saj me vaksinën anti covid-19 të AstraZenecës/ Oxford.

I pari që e mori atë ishte një 82 vjeçar Brian Pinker i cili po kalon dializën në Spitalin Universitar Churchill në Oksoford , disa qindra metra larg vendit ku u krijuar vaksina.

Jam shumë i lumtur që po marr vaksinën covid-19 sot dhe jam krenar për atë që u zhvillua në Oxford’ është shprehur 82 vjeçari i cili shprehu mirënjohjen e tij për shkencëtarët që krijuan vaksinën.

‘Infermierët, mjekët, personeli sot ishin të gjithë të mahnitshëm dhe tani unë me të vërtetë mund të pres të festoj përvjetorin e 48-të të martesës më gruan time Shirley këtë vit’ shtoi ai.

 Vaksina iu dha gjithashtu  dhe Andrew Pollard, kreu i Grupit të Vaksinave të Oksfordit dhe një nga studiuesit kryesorë në provat klinike të vaksinës, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS).

Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock e quajti nisjen e vaksinimit me  AstraZenecën kundër COVID-19, një "triumf të shkencës britanike" , duke shtuar se kjo do të ishte e vetmja rrugë afatgjatë për të dalë nga kriza shëndetësore. 

Sipas Ministrit Britanik të Shëndetësisë, vendi tashmë ka dhënë një milion doza të vaksinës Pfizer / BioNTech , shumë më tepër sesa pjesa tjetër e Evropës në tërësi. 

Hancock gjithashtu mbrojti vendimin e qeverisë për të rihapur shkollat në disa pjesë të Anglisë, megjithësë numri i të infektuarëve është në rritjë, duke shpjeguar se shkollat ishin në zona të sigurta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco