Një variant i ri i koronavirusit, që është shfaqur në Britaninë e Madhe, ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën. Shumë vende evropiane kanë mbyllur kufijtë direkt me këtë vend. Viruset pësojnë mutacion, por ky varianti i ri është i pazakonshëm
BBC
Varianti i ri i koronavirusit, i cili është përhapur me shpejtësi në pjesë të Anglisë jugore, ka një numër të pazakontë mutacionesh.
Kështu thotë profesoresha virologe, Wendy Barclay.
Profesoresha Barclay, drejtuese e sëmundjeve infektive në ‘Imperial College London’, tha për BBC: “Ne normalisht shohim që viruset kanë një ose dy ndryshime nga njëri-tjetri, por ky virus ka plot 22 mutacione njëkohësisht”.
“Kjo menjëherë shërben pak a shumë si zile alarmi... biologjikisht është e mundur që virusi të ketë ndryshuar mënyrën e sjelljes për shkak të këtyre mutacioneve”.
Ajo tha se tani është e rëndësishme që të kuptohet nëse vaksinat janë akoma efektive kundër variantit të ri.
Edhe pse Britania është bllokuar nga pjesa tjetër e botës, shpërndarja e vaksinave në vend do të vazhdojë normalisht.
© SYRI.net