Vaksina/ `Misioni i Shekullit`, do të kryehet në aeroportin e Brukselit

Vaksina/ `Misioni i Shekullit`, do të kryehet në aeroportin e Brukselit

10:31, 05/12/2020
A+ Aa A-

Britania shpreson që miliona doza të vaksinës së Pfizer të mbërrijnë deri në fund të vitit, por totali do të varet nga shpejtësia e manifakturës dhe transportimi nga njësia në Belgjikë.  

Britania miratoi vaksinën këtë Javë, duke u kthyer në vendin e parë në botë që nis programin në masë të vaksinmit më të rëndësishëm në histori. 

  Muajin e kaluar, Britania deklaroi se pret 10 milionë doza në 2020 dhe në total, ka porositur 40 milionë, mjaftueshëm për 20 milionë njerëz. 

Ministri i Biznesit, Alok Sharma, tha se ka besim që dërgesa e parë prej 800,000  doza  nga Belgjika, të nisë shpërndarjen javën e ardhshme.

 Britania ka përdorur procesin e miratimit emergjencë për të dalë përpara SHBA dhe BE në shpërndarjen e vaksinës.

Nga ana tjetër, aeroporti i Brukselit në Belgjikë, po përgatitet për “misionin e shekullit” që të transportojë vaksinën e Covid-19.  

Asnjëherë më parë nuk është nxjerrë në treg një produkt i vetëm dhe të kërkohet në çdo cep të botës.

Mbi 50% e vaksinave të Covid-19 pritet të transportohen me avion, një detyrë e vështirë edhe për kompanitë me eksperiencën më të madhe të dërgesave. 

Drejtori i dërgesave ajrore të Belgjikës, Geert Keirens tha se do të ketë një tsunami me vaksina në aeroport dhe se duhet përgatitje. 

Punëtorët në magazinat e aeroportit kanë testuar procesin ngarkimit të vaksinave.

Sfida më e madhe do të jetë kontrolli i temperaturës.

Vaksina e Pfizer me BioNTech kërkon të ruhet në temperaturë deri në -70 gradë Celcius dhe monitorim në çdo hap të procesit. 

Nëse temperature rritet, punëtorët duhet të vendosin akull që të ruajnë temperaturën./Scan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco