Infermierja  britanike/ Ja kush është personi i parë që ka marrë vaksinën e AstraZeneca

Infermierja britanike/ Ja kush është personi i parë që ka marrë vaksinën e AstraZeneca

08:21, 22/11/2020
A+ Aa A-

Infermierja britanike Karen Simeson që punon në repartin e kujdesit intensiv, është personi i parë në planet që ka injektuar në trup koktejin më të ri të antitrupave, të “dizajnuar” enkas në mbrojtjen e njerëzve ndaj COVID-19, shkruan Sky Neës.

Zyra e saj e vogël në Ëakefield dhe kuzhina në afërsi është shndërruar në një repart të barnatores, ku i mbajnë ilaçet dhe i përgatitin.

Për shumëkënd, marrja e vaksinës së coronavirusit nuk është një opsion: njerëzit që tashmë janë sëmurë, të moshuar apo me sistem të dobët imunitar.

Ky trajtim me antitrupa nga AstraZeneca – që pritet t’i jepet njëmijë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuara – pa potencial të mbrojë vazhdimisht njerëzit dhe të zgjatë nga gjashtë muaj deri në një vit.

Gjithashtu me to do të ndihmohen profesionistët shëndetësorë që vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit, dhe domosdo duhet të jenë të sigurt ndaj virusit.

Karen thotë se e dëshironte këtë trajtim në mënyrë që të mund në një farë mënyre t’i rikthehet normalitetit.

“Profesionalisht, kam parë ndikimin e COVID-19 që ka pasur në njerëz në veçanti tek punonjësit shëndetësorë, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në repartet e kujdesit intensiv. Ka qenë shumë e lodhshme për pacientët dhe familjarët e tyre”, ka thënë ajo.

“Për mua, është një gjë personale – nuk e kam parë nënën dhe babanë që nga marsi. Më mungojnë shumë edhe miqtë, t’i përqafojë vajzat e mia. Dua një lloj rikthimi në normalitetit për veten dhe fëmijët e mi. Kjo është më e rëndësishme”, ka shtuar ajo.

Pasi që Karen ka marrë vaksinën – ajo është monitoruar nga mjekët, por gjatë një bisede me Sky Neës, tha se është e lumtur që është personi i parë që e ka marrë.

Ajo shpreson se kjo mund të funksionojë dhe të ndihmojë shumëkënd në të ardhmen.

“Ky trajtim na jep shpresë. Këtë e dua për të gjithë. I shoh se si kolegët e mi punojnë në vijën e parë të frontit. Nuk mund të dalim jashtë dhe të qeshim, nuk ka pauzë për ne. Të gjithë ne duam t’i kthehemi normalitetit dhe shpresojmë që kjo do të na ndihmojë. Është shumë e rëndësishme sepse e dimë se do të na duhet më shumë se një gjë për të na shpëtuar”, ka shtuar Karen.

“Numri i njerëzve që do të kenë nevojë për vaksinë, apo atë që e kam marrë unë sot, është shumë i madh. Nuk mund të mbështetemi vetëm në një lloj trajtimi. Me versione të ndryshme shpresoj që mund t’ia dalim më shpejtë për të mbrojtur të gjithë”, tha ndër tjera.

Ndërsa personi i dytë që të marrë koktejin e antitrupave të njëjtë si Karen, është një mikeshë e saj – punonjëse shëndetësore në Yorkshire – që do të bënte gjithçka që t’i rikthehet normalitetit.

Personeli mjekësorë janë të bindur që antitrupat do të funksionojnë dhe janë optimistë se do të mbrojnë njerëzit deri në një vit nga coronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco