Vaksina e Oksfordit nxit reagimin kundër Covid te të moshuarit, gati para Krishtlindjeve

Vaksina e Oksfordit nxit reagimin kundër Covid te të moshuarit, gati para Krishtlindjeve

16:27, 26/10/2020
A+ Aa A-

Vaksina kundër coronavirusit e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe ka nxitur një përgjigje të fortë imune te të moshuarit, sipas një studimi të kryer.

Rezultati tregon që grupi i personave më të rrezikuar nga sëmundja mund të mbrohet nëse merr vaksinën. Studimi tregoi se vaksina nxiti daljen e antitrupave dhe qelizave T, të cilat luftojnë Covid-19, në personat e moshës mbi 55 vjeç.

Ndërsa ky zbulim në vetvete nuk provon se vaksina do të funksionojë në parandalimin e infeksionit me Covid-19, ai ofron prova premtuese për luftimin e virusit.

Studime të mëparshme tregonin se vaksina mund të nxiste reagimin imunitar te më të rinjtë, të cilët janë më pak të prekur nga sëmundja.

Vaksina është aktualisht në fazën e tretë të testeve klinike në dhjetëra mijëra njerëz kudo në botë, për të parë nëse punon në skenarë realë.

Në këto studime, njerëzve iu jepet një dozë dhe më pas kërkuesit presin deri sa ata të infektohen në mënyrë natyrale dhe të shohin nëse vaksina ka sukses në parandalimin e sëmundjes.

Kërkuesit thonë se vaksina mund të jetë gati në fund të vitit dhe të dalë në qarkullim masiv në pranverën e ardhshme. Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, nuk e përjashtoi vaksinimin e nevojtarëve kryesorë në Britani para krishtlindjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco