COVID-19/ Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Pesë muajt e ardhshëm do të jenë më të rëndit

COVID-19/ Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Pesë muajt e ardhshëm do të jenë më të rëndit

13:46, 21/10/2020
A+ Aa A-

Dekani i shkollës nacionale për mjeksinë tropikale pranë fakultetit të mjekësisë Baylor, Peter Hotez, ka paralajmëruar se katër deri në pesë muajt e ardhshëm do të mund të ishin më të rëndit gjatë pandemisë së coronavirusit, sepse sipas tij më shumë se gjysma e shteteve amerikane tashmë janë duke raportuar për rritje të numrit të rasteve të reja, shkruan MSNBC.

“Katër apo pesë muajt e ardhshëm janë vendimtar, kur edhe do të hyjmë ndoshta në periudhën më të vështirë të kësaj epidemie. Sado e vështirë të jetë, së shpejti do të përkeqësohet”, ka shtuar Hotez.

Ai rekomandon formimin e “njësisë” së miqve apo anëtarëve për muajt e ardhshëm, me qëllim që të shmanget përhapja e mëtejme e COVID-19.

Hotez beson se mund të shkojë deri te dyfishimi i numrit të vdekurve, duke theksuar se “bëhet fjalë për gjëra të vështira”.

“Ajo çfarë jam munduar t’ua shpjegoj njerëzve është se do të jetë më mirë, por që do të kalojmë nëpër një periudhë të tmerrshme”, ka shtuar ai.

“Mundohuni që gjatë asaj kohe të mos jeni vetëm, dhe të mendoni për atë se mund të këshilloheni me ekspertë të ndryshëm për gjendje mendore. Njerëzit do të ndihen të braktisur, do të ndihen sikur janë vetëm. Bëhuni gati për këtë, por mbani në mend do të bëhet më mirë”, ka thënë mjeku Hotez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco