Ç'rastësi! Sot qenka Dita Botërore e Larjes së Duarve

Ç'rastësi! Sot qenka Dita Botërore e Larjes së Duarve

10:51, 15/10/2020
A+ Aa A-

Sot, 15 tetor, qenka Dita Botërore e Larjes së Duarve. Për rastësi, në vitin kur bota mbarë porositet të lajë duart më shumë se kurrë në histori, kjo datë merr rëndësi të veçantë.

Mënyra e larjes së duarve nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa gjatë një pandemie që mund të buronte, së pari nga higjiena e duarve.

Mbajtja e duarve tona të pastra është një nga zakonet më të rëndësishme që mund të përdorim për të parandaluar kontraktimin e Covid-19 dhe përhapjen e koronavirusit që shkakton sëmundjen tek të tjerët. Pa larë siç duhet dhe shkatërruar koronavirusin - dhe viruse të tjerë, baktere dhe mikrobe që marrim nga mishrat e papërpunuar, materiet fekale dhe piklat e frymëmarrjes - ai mund të përhapet midis njerëzve dhe të shkaktojë sëmundje.

"Pandemia COVID-19 ofron një kujtesë të rëndësishme se larja e duarve me ujë dhe sapun është një nga mënyrat më të thjeshta, më efektive për të ndaluar përhapjen e mikrobeve dhe për të qëndruar të shëndetshëm," tha Vincent Hill, shefi i Degës së Parandalimit të Sëmundjeve nga Uji në SHBA

 "Shumë mikrobe mund të përhapen kur ne nuk lajmë duart me sapun dhe ujë të pastër dhe të rrjedhshëm.

"Larja e duarve me ujë dhe sapun mund të parandalojë që 1 në 3 persona të sëmuren me diarre dhe 1 në 5 persona të sëmuren nga një sëmundje e frymëmarrjes. Kjo është arsyeja pse larja e duarve është kaq e rëndësishme, veçanërisht në kohë kyçe siç është pas përdorimit të banjës, gjatë përgatitjes së ushqimit, para ngrënies dhe pas kollitjes, teshtitjes ose shfryrjes së hundës."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco