Ri-infektohet me koronavirus, herën e dytë goditet shumë më rëndë

Ri-infektohet me koronavirus, herën e dytë goditet shumë më rëndë

08:50, 13/10/2020
A+ Aa A-

Një burrë në SHBA është infektuar dy herë me koronavirus, dhe infeksioni i dytë ka qenë shumë më i rrezikshëm se i pari, raporton BBC.

25-vjeçari u detyrua të shtrohet në spital pasi mushkëritë e tij nuk po merrnin mjaftueshëm oksigjen.

Ri-infeksionet nga koronavirusi janë të rrallë dhe mësohet se amerikani është shëruar tani.

Por ky rast ngre pikëpyetje se sa imunitet mund të fitojë trupi pasi preket nga koronavirusi.

Pacienti në fjalë nuk kishte probleme të tjera shëndetësore dhe as defekte imunitare që mund ta bënin vulnerabël ndaj Covid-19.

Shkencëtarët kanë sugjeruar që njerëzit e shëruar nga koronavirusi të bëjnë sërish kujdes dhe të ndjekin këshillat për mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe larjen e duarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco