A mund të infektohemi më shumë se një herë nga Covid? Ja përgjigjia

A mund të infektohemi më shumë se një herë nga Covid? Ja përgjigjia

09:11, 04/10/2020
A+ Aa A-

Ekspertët thonë se infektimi sërish nga koronavirusi duket një e mundur, por nuk dihet se sa shpesh mund të ndodhë një gjë e tillë.

Kohët e fundit studiuesit në Hong Kong publikuan prova mbi një person që u prek nga koronavirusi për herë të dytë, disa muaj pas infektimit për herë të parë të tij.

Gjetjet nuk janë botuar në ndonjë revistë mjekësore. Shkencëtarët thanë se personi i seksit mashkull, 33-vjeç kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë, duke sugjeruar se sistemi i tij imunitar mund t’i ketë siguruar një lloj mbrojtje kundër sëmundjes së rrezikshme edhe pse nuk mundi ta parandalonte infektimin sërish.

Infektimi i tij për herë të dytë nga koronavirusi u zbulua përmes testimit në aeroportin e Hong Kongut.

Ndërkohë janë raportuar edhe disa raste të tjera të mundshme infektimi për herë të dytë, përfshirë një shtetas amerikan i cili herën e dytë u sëmur më rënde sesa herën e parë.

Edhe nëse njerëzit mund të preken sërish nga koronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjasat janë që kjo të mos ndodhë rregullisht.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se në përgjithësi ata besojnë se njerëzit që e kanë kaluar një herë sëmundjen, mund të fitojnë imunitet ndaj një infeksioni të ri me koronavirus. Por ata nuk e dinë se sa mbrojtje mund të sigurojë kjo gjë dhe deri kur mund të zgjasë.

Ekspertët shtojnë se kjo gjë kërkon vëmendje pasi nëse imuniteti humbet efektivitetin, mund të përbëjë një sfidë për vaksinat. Disa ekspertë thonë se në këtë rast do të ishin të nevojshme vaksinimet përforcuese.

Gjithashtu është e paqartë nëse ata persona që janë infektuar sërish do të mund ta përhapnin virusin tek të tjerët. Kjo është një tjetër arsye pse shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, distancë fizike dhe të ruajnë higjienën./VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pandemia04/10/2020 11:25

Ka një paqaerësi në ekzaminimin me tamponë të infektimit nga koronavirusi. E para punës, tamponi vendoset në hundë e në gojë pasi mendohet se ky virus meret vetëm nga ajri. Specialistët deklarojnë se propabiliteti më i madh për infeksion, mvaret nga dëndësia e virusit që meret nga goja e hunda, nëse nëse dëndësia e viruseve të diktuar nga tamponi në gojë e në hundë, është e vogël, thonë ata, pasojat e këtij infeksioni mund të jenë asimptomatike ose që mund të përballohen menjëherë nga sistemi imunitar. Nga ana tjetër , po nga specialistët kemi dëgjuar se mvaret nga koha kur bëhet tamponi, për të saktësuar pozitivitetin e infeksionit. Nëse tamponi bëhet në kohën që pacienti sapo ka renë në kontakt me virueset, ato akoma nuk kanë depërtuar në organet e mbrendëshme e gjenden me shumicë në gojë e në hundë. Nëse tamponi bëhet më vonë, ndonëse ai ka depërtuar në mushkëri, në tamponin që i bëehet pacientit në gojë e në hundë mund të dalë negativ nga higjena personale e larjes së gojës apo edhe gargarës. E parë kjo me këtë realitet, krijohet përshtypja se testimet nuk qenkan tregues i saktë e prandaj nuk ka sepse të bëhen masive. Por nëse fjala është për një virus me përhapje shumë të shpejtë në kohë e hapsirë e prandaj u klasifikua si pandemi, pikërisht për të zhbiruar të panjohurat e tij e marjen e masave preventive për parandalimin e përhapjes, testimet duhet të ishin me shumicë të madhe e të përsëritura. Dihet që Covid 19 e pati "vëndlindjen" e tij në Kinë,në krahinën e Wuhan dhe u izolua vetëm në këtë rajon që në fund të vitit të kaluar. Ka shembuj të shumtë që Kina me një sistem etatist komunist, ka qenë hermetike në dhënien e informacioneve jo vetëm të epidemive të shumta, por edhe të katastrofave natyrore e deri aksidenteve me viktima të shumta në miniera.. Nuk po i hyj dyshimit nëse është apo jo e vertetë se ky virus u prodhua në laboratoret biollogjikë të Wuhanit, si një armë biollogjike. Por me dyshim shoh zellin e OBSH për ti konsideruar si të vërteta propogandat kineze se qeveria e izoloi tërësisht virusin vetëm në këtë rajon dhe e zhduku me një karantinë drastike të mbështetur edhe nga ushtria, apo me propogandat e ndërtimit të spitaleve gjigande fushore mbrenda disa ditësh. Edhe mund të duket e mundëshme izolimi i një qyteti me 11 milion banorë në një shtet me gati 1 miliard e 400 milion banorë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një qeverisje diktatoriale të centralizuar, por që vëndlindja e COVID 19 , me popullsinë më të madhe në botë , pas gati një viti të shpërthimit të pandemisë të ketë numurin më të uët të viktimave në botë për një milion banorë, kjo më duket një prallë e pabesueshme. Ja po e besojmë që shumica e mbi një miliard kinezëve i nënshtrohen me zell atij regjimi, por mjaftojnë nja 5 milionë kinezë "të pa disiplinuar" ., kur dihet se ata janë të shpërndarë në të gjitha vendet e botës, që të infektojnë dy planete si toka

Shto koment

Denonco