Agjencia Europiane e ilaçeve nis procedurat e aprovimit të vaksinës së Oksfordit

Agjencia Europiane e ilaçeve nis procedurat e aprovimit të vaksinës së Oksfordit

16:02, 01/10/2020
A+ Aa A-

EMA ka filluar të analizojë të dhënat e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, që është dhe hapi i parë në procesin e miratimit të vaksinës antiCovid. Sipas agjencisë europiane të barnave, kjo është vaksina e pare kandidate që arrin këtë fazë.

Sipas EMA, kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar verifikimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, pasi shumica e të dhënave duhet të analizohen ende nga CHMP (Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor).

Autoritetet e agjencisë europiane të barnave theksuan se po analizon të dhënat laboratorike dhe jo ato klinike të vaksinës së Oksfordit.

Vendimi për të filluar testimin e vaksinës së AstraZeneca dhe Oksfordit bazohet në rezultatet paraprake të studimeve jo-klinike dhe klinike për prodhimin e antitrupave dhe qelizave T (qelizat e sistemit imunitar, d.m.th. mbrojtjet natyrore të trupit) që synojnë virusin Covid.

Provat klinike të vaksinës në shkallë të gjerë mbi mijëra njerëz të vaksinës janë duke u zhvilluar dhe rezultatet do të jenë në dispozicion në javët dhe muajt e ardhshëm. Këto do të japin informacion se sa efektive është vaksina në mbrojtjen nga Covid-19.

Vaksina e AstraZeneca dhe Oksfordit është një nga më të përparuara në prova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco