‘Një përzierje antitrupash mund të bllokojë sulmin e COVID-19’/ Publikohet studimi revolucionar

‘Një përzierje antitrupash mund të bllokojë sulmin e COVID-19’/ Publikohet studimi revolucionar

19:16, 30/09/2020
A+ Aa A-

Mbi 1 milion personave anembanë botës kanë humbur jetën në luftë me COVID-19, ku si pasojë shkenca vijon të përpiqet me të gjitha fuqitë dhe kapacitetet për të zbuluar një vaksinë apo kurë për të luftuar virusin Sars-Covid 2.

Një studim i një grupi ndërkombëtar në Universitetin e Uashingtonit që ka bashkuar forcat kundër kësaj “së keqeje” kanë zbuluar dy super antitrupa që bllokojnë futjen e virusit Sars-Cov-2 në qeliza.

Këto antitrupa reagojnë me mekanizma të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe nëse administrohen në doza të vogla veç e veç apo së bashku, arrijnë të parandalojnë infeksioni, gjë kjo tashmë e testuar tek minjtë.

Sipas virologëve që kanë marrë pjesë në këtë kërkim, dy antitrupat neutralizues të quajtur S2E12 dhe S2M11 janë shumë premtues për arritjen e një kure në të ardhmen kundër Covid-19. 

Antitrupat u identifikuan duke kaluar një më një rreth 800 antitrupa të izoluar nga 12 pacientë të shëruar nga infeksioni.

Mekanizmi i tyre i veprimit është studiuar në nivel molekular falë një super mikroskopi, teknologjia e së cilit është vlerësuar me çmimin Nobel në Kimi për vitin 2017.

 Në këtë mënyrë u zbulua se si antitrupi S2E12 ashtu dhe S2M11 nuk e lejojnë virusin të ngjitet te receptori Ace-2 i qelizës pritëse dhe e bëjnë me mekanizma veprimi të ndryshme. Në veçanti antitrupi S2M11 arrin të bllokojë dhe proteinën e famshme Spike që virusi përdor si çelës për të hyrë në qelizë, duke bllokuar në këtë mënyrë direk infeksionin.

Përveçse neutralizojnë virusin, antitrupat duket se favorizojnë dhe reagimin e qelizave specifike imunitare që luftojnë infeksionet, duke i ndihmuar të eliminojnë armikun./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco