Vaksina COVID-19 kërkon 500 mijë peshkaqenë/ Çfarë ndodhet në trupin e tyre, që i duhet shkencëtarëve?

Vaksina COVID-19 kërkon 500 mijë peshkaqenë/ Çfarë ndodhet në trupin e tyre, që i duhet shkencëtarëve?

17:51, 30/09/2020
A+ Aa A-

Në mënyrë që të krijohen doza për vaksinën e COVID-19, mijëra peshkaqenë mund të vriten.

Menjëherë pas lajmit, grupet e konservatorëve kanë ngritur alarmin se “skualena e peshkaqenëve” do të konsiderohet për të qenë pjesë e përbërjes së vaksinës.

‘Skualena e peshkaqenëve’ është një përbërje organike natyrore, që gjendet në vajin e mëlçisë së peshkaqenëve.

Sipas përllogaritjeve, për të nxjerrë një ton skualen, duhen rreth 2500-3000 peshkaqenë. Grupi i konservimit Shark Allies parashikon që nëse e gjithë popullata në mbarë botën do të duhet të marrë një dozë vaksinë, rreth 250 mijë peshkaqenë duhet të thèren.

Por nëse duhen dy doza për cdo person, atëherë duhet të vriten gjysmë milioni peshkaqenë. Aktualisht, gjigandi farmaceutik britanik GlaxoSmithKine (GSK) përdor squalenin në vaksinat e gripit. Vaji përdoret si ndihmës në mjekësi, një përbërës që rrit efektivitetin e një vaksine duke krijuar një përgjigje më të fortë imune.

GSK ka njoftuar se do të prodhojë një miliard doza të ndihmës për përdorim të mundshëm në vaksinat e koronavirusit. Aleatët e Shark-ut janë të shqetësuar se vrasja e kaq shumë peshkaqenëve do të sjellë dèm të pakthyeshëm në ekosistemet e oqeaneve tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco