A do të jetë efektive vaksina anti-covid tek njerëzit mbi peshë? Ja si përgjigjen ekspertët

A do të jetë efektive vaksina anti-covid tek njerëzit mbi peshë? Ja si përgjigjen ekspertët

14:47, 10/08/2020
A+ Aa A-

Tashmë është bërë e ditur se të qenit mbipeshë është një faktor rreziku për Covid -19.

Por jo vetëm kaq disa ekspertë të shendetit kanë frikë se dhe kur një vaksinë më në fund të jetë e disponueshme ajo nuk mund të mbrojë njerëzit që janë mbi peshë.

Kjo nisur nga disa studime të mëparshme që kanë zbuluar se vaksina e gripit dhe e hepatitit B kanë qënë më pak efektivë tek të rriturit obez, duke i bërë atë më të prirur ndaj sëmundjeve dhe komplikimeve të rënda.

 Studiuesit mendojnë dhe vaksina për Covid-19 mund të rezultojë e tillë në rrethana të ngjashme.

‘Nuk është çështje mos funksionimi, por është më shumë çështje e efikasitetit’ është shprehur  Dr.Chad Petit profesor në departamentin e biokimisë dhe gjenetikës molekulare Universitetin e Alabamës.

Sipas ‘Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ’ 42.2 përqind e popullësisë në moshë madhore në Sh.B.A janë obez si dhe 18.5 përqind fëmijë.

Por më trishtues është fakti se ekspertët kanë paralajmëruar se përqindja e njerëzve obez do të rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco