Asimptomatikët kanë ngarkesë të njëjtë virale me simptomatikët

Asimptomatikët kanë ngarkesë të njëjtë virale me simptomatikët

12:37, 07/08/2020

Personat e infektuar por pa simptoma të Covid-19 mund të kenë të njëjtën ngarkesë virale me ata që shfaqin simptoma, sugjeron një studim koreano-jugor.

Koreja e Jugut ishte në gjendje të identifikonte dhe izolonte rastet asimptomatike përmes testimeve masive që në fillim të muajit mars, e ky u konsiderua si çelësi i suksesit në menaxhimin e pandemisë.

Persona që kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 u monitoruan në një qendër komunitare trajtimi, duke lejuar shkencëtarët të kuptojnë se sa ishte ngarkesa virale në hundën dhe fytin e të infektuarve. Rezultati i mbi 1880 testeve sugjeroi se personat pa simptoma në momentin e testimit, përfshirë ata që nuk i shfaqën kurrë ato, kishin të njëjtin material viral me ata që kishin simptoma.

Studimi tregoi gjithashtu se koronavirusi mund të pikasej te personat pa simptoma përgjatë një periudhe të konsiderueshme, edhe pse duket se ata e pastrojnë virusin nga sistemi më shpejt se të tjerët.

Megjithatë studimi nuk e përcaktoi dot rolin që luan në transmetim, prania e virusit te pacientët asimptomatikë. Në teori, prania e të njëjtës sasi të virusit në hundë dhe fyt nënkupton se ai mund të transmetohet në të njëjtën mënyrë.

Por njerëzit pa simptoma kanë më pak gjasë të kolliten, e të lëshojnë spërkla të kontaminuara ne ajër./A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco