Edhe Australia shumë pranë realizimit të vaksinës kundër Covid-19

Edhe Australia shumë pranë realizimit të vaksinës kundër Covid-19

13:29, 31/07/2020
A+ Aa A-

Një vaksinë Covid-19, e zhvilluar nga studiuesit australianë ka dhënë një përgjigje imune ndaj sëmundjes dhe është provuar e sigurt për t’u përdorur në fazën e parë të provave në njerëz.

Vaksina e njohur si 'Covax-19' u zhvillua nga profesori Nikolai Petrovsky nga Universiteti Flinders në Adelaide.

Është vaksina e parë e zhvilluar nga Australia, e cila kalon fazën e parë të provave, dhe u testua në 40 persona, nga të cilët askush nuk pati efekte anësore.

"Ne kemi konfirmuar se vaksina Covax-19 mund të japë përgjigje të përshtatshme të antitrupave tek njerëzit", tha Prof Petrovsky.

Studimi tani do të kalojë në fazën e dytë të provës në shtator dhe do të përfshijë 500 njerëz. Prof Petrovsky tha që studimi gjithashtu është miratuar për të përfshirë individë të rrezikuar për t'u prekur nga virusi, si pacientë me kancer dhe të moshuar.

Vaksina gjithashtu do t'u jepet atyre që kanë pasur koronavirus, për të parë nëse ilaçi i ri mund të forcojë sistemin e tyre imunitar edhe më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco