Sa afër jemi me vaksinën kundër COVID-19, deri ku kanë mbërritur provat në njerëz...

Sa afër jemi me vaksinën kundër COVID-19, deri ku kanë mbërritur provat në njerëz...

08:41, 16/07/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 140 ekipe studiuesish po garojnë për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive të koronavirusit.

Studiuesit në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19, me më shumë se 140 vaksina kandidate të përcjellura dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH-ja) shkruan The Guardian.

Vaksinat normalisht kërkojnë vite të testimit dhe kohë shtesë për të prodhuar atë dhe në masë por shkencëtarët shpresojnë të zhvillojnë një vaksinë të koronavirusit brenda 12-18 muajve përcjell Gazeta Shneta.

Si testohen vaksinat?

Në fazën para-klinike të testimit, studiuesit u japin vaksinën kafshëve për të parë nëse ajo shkakton një përgjigje imune.

Në fazën 1 të testimit klinik, vaksina i jepet një grupi të vogël njerëzish për të përcaktuar nëse është i sigurt dhe për të mësuar më shumë rreth përgjigjes imune që provokon.

Në fazën 2, vaksina u jepet qindra njerëzve në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë për sigurinë e saj dhe dozimin e saktë.

Në fazën 3, vaksina u jepet mijëra njerëzve për të konfirmuar sigurinë e saj – përfshirë efektet anësore të rralla – dhe efektivitetin. Këto prova përfshijnë një grup kontrolli të cilit i jepet dhe formë placebo.

Kompanitë farmaceutike të cilat po zhvillojnë një vaksinë anti- Covid janë:

Sinovac

Kompania kineze Sinovac po zhvillon një vaksinë të bazuar në grimcat joaktive të Covid-19.

Vaksina ka treguar një profil premtues të sigurisë në fazat e hershme të testimit dhe tani po kalon në provat e fazës 3 në Brazil.

Universiteti i Oksfordit / AstraZeneca

Vaksina e Universitetit të Oksfordit është punuar në bazë të një virusi shimpanze, të quajtur vektori i vaksinës.

Vektori përmban kodin gjenetik të pikave të proteinave që gjenden në koronavirus dhe shkakton një reagim të fortë imunitar në trupin e njeriut.

Vaksina është në një fazë të kombinuar ku 2/3 e hulumtimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe së fundmi ka kaluar në provat e fazës 3 në Afrikën e Jugut dhe Brazili.

Moderna / NIAID

Kompania bioteknologjike amerikane Moderna po zhvillon një lloj vaksinimi duke përdorur materialin gjenetik ARNm (mesengjere) për të ‘mashtruar’ trupin në prodhimin e vetë proteinave virale.

Asnjë vaksinë ARNm nuk është aprovuar ndonjëherë për një sëmundje infektive dhe kompania Moderna nuk ka sjellë kurrë një produkt të tillë në treg.

Por përkrahësit e vaksinës thonë se mund të jetë më e lehtë për prodhimin në masë sesa vaksinat tradicionale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco