Koronavirusi/ 1 në 3 amerikanë nuk pranojnë të bëjnë vaksinën

Koronavirusi/ 1 në 3 amerikanë nuk pranojnë të bëjnë vaksinën

12:17, 12/07/2020
A+ Aa A-

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Por kur të jetë e disponueshme vaksina, anketat tregojnë se 1/4 deri 1/3 e amerikanëve nuk do ta bëjnë. Miliarda dollarë po shpenzohen për të zgjidhur aspektin mjekësor të sëmundjes thotë VOA, por nuk ka pasur investime për të zgjidhur edhe aspektin social.

‘Nuk mjafton thjesht një vaksinë që rezulton e suksesshme në prova klinike. Duhet që vaksina të pranohet nga shoqëria,’ thotë bashkautorja e studimit të ri Monica Schoch-Spana, antropologe dhe studiuese në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore pranë Universitetit Johns Hopkins.

Shkencëtarët po punojnë me ritme të paprecendenta drejt zhvillimit të një vaksine të sigurt dhe efektive kundër koronavirusit. Por ‘nuk po bëhet punë e mjaftueshme për të kuptuar faktorët njerëzorë,’ thotë shkencëtarja. Kundërshtarët e vaksinave ‘kanë qenë shumë të efektshëm me lëvizjen e tyre për t’u bërë rezistencë vaksinave, duke e përzier me elementë të tjerë politikë,’ që lidhen me COVID-19, si protestat kundër urdhrave për mbylljen e aktivitetit ekonomik si dhe mos vënien e maskave.

Komunitetet me ngjyrë, të cilat po vuajnë në ritme shumë më të larta goditjen e koronavirusit, janë gjithashtu ndër ato që po i bëjnë më shumë rezistencë vaksinës. Anketat tregojnë se 25-44% e afrikano-amerikanëve thonë se nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mondi14/07/2020 13:25

Kane plotesisht te drejte. Si covid 19 ashtu dhe vaksina jane krijuar si nje arme per eleminimin rracor (kryesisht afrikane dhe aziatike dhe latino-amerikane). Rritja e popullsive ketyre rracave do te sjelle nje ndryshim gradual por te vazhdueshem ne epersi te tyre.Rrjedhimisht rraca e bardhe do te humbe kontrollin politik, ekonomik dhe ushtarak mbi boten. Kjo gje eshte e papranueshme nga ata dhe prandaj do marrin masa ta parandalojne.

Shto koment

Denonco