Koronavirusi/ Ekspertët britanikë: Ja kur pritet të vijë vala e dytë

Koronavirusi/ Ekspertët britanikë: Ja kur pritet të vijë vala e dytë

08:11, 12/07/2020
A+ Aa A-

Vala e dytë e koronavirusit mbërrin kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë.

Zyrtarët vendas thonë se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë sapo ka nisur të marrë veten.

Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusit i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai. Gjatë krizës se koronavirusit, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, i humben përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë paund.

Vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t12/07/2020 08:45

Akoma su ngopen keta shkencetare leshi duke mbajtur ne frike popujt.ashtu si vjen e iken virulenca gripale ashtu do vije e do ike kjo lloj virulence.pse u dashka te rrime tere kohes me frike.ata qe e perhapen duan ta çojne deri ne fund qellimin e tyre dhe keta shkenctare nuk bejne gje tjetet vetem u shkojne pas fijes

Shto koment

Denonco