'Nuk ju kushton asgjë të mbani maskë dhe distancë'

'Nuk ju kushton asgjë të mbani maskë dhe distancë'

08:33, 30/06/2020
A+ Aa A-

Prof. Ermira Kola nga Qëndra Spitalore Universitare i ka përcjellë një mesazh të thjeshtë, qytetarëve shqiptarë të lodhur nga masat anti-COVID. Dr. Kola thotë: “Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik”.

"Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh, - shprehet ajo. -  Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco