A do të ketë një valë të dytë? Mjeku italian: Kujdes pacientët që nuk shfaqin simptoma

A do të ketë një valë të dytë? Mjeku italian: Kujdes pacientët që nuk shfaqin simptoma

17:35, 26/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë me Skype nga Italia, mjeku italian Angelo Cuomo ka folur për "Edicionin e Pasdites" në Syri TV lidhur me ecurinë e Covid-19 dhe mundësinë e një vale të dytë.

Sipas mjekut, ashtu siç ka ndodhur edhe me pandemi të tjera më parë, siç ka qenë edhe Gripi Spanjoll, pritet të ketë një valë të dytë por me një violencë më të dobët për shkak të njohurive që janë përfituar tani.

"Është e mundur që mund të ketë një valë të dytës sepse kështu ka ndodhur edhe me viroza të tjera më parë, siç ka qenë edhe gripi spanjoll. Në këtë mënyrë mund të ketë një valë të dytë po sigurisht me një violencë më të vogël sepse jemi edhe më të përgatitur për atë që njohim.

Kemi kuptuar që është e rënbdësishme ta përballim virusin në territor e jo në spital. Ka patur probleme me plomonuitë app pathologji të tjera por virusi dhe pacienti duhen të mjekohen në territor në mënyrë që vala e dytë të mos prekë më shumë familjarë", tha mjeku italian.

Cuomo shtoi se, problemi kryesor është fakti se rreth 40% të të infektuarve janë asimptomatikë por që mund të përhapin virusin njësoj si pacientët që kanë shfaqur simptomat e virusit.

"Problemi kryesor është se kemi kuptuar që janë 40% e pacientë nuk kanë simptoma dhe janë të shëndetshëm. Në realitet, nga studimet që janë bërë, për shembull në rajonin e Venetos, 40% e pacientëve nuk kanë simptoma dhe mund të jenë shumë infektues edhe atëherë. Nuk duhet të limitohemi vetëm te të sëmurët por edhe te asimptomatikët. Kjo është një sëmundje që ka patur mundësinë për të vijuar nga rajonet me popullsi më të madhe, si Lombardia. Edhe rajonet që kanë më shumë raporte me vendet jashtë.

Të dhënat flasin për 240 mijë persona të infektuar, por mund të shkojë në gjysmë milioni pasi një pjesë e mirë nuk e ka bërë testin", tha Angelo Cuomo për Syri TV. /A.R. Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco