Rastet e shumta/ Ja si zgjerohet harta e të infektuarve me Covid-19

Rastet e shumta/ Ja si zgjerohet harta e të infektuarve me Covid-19

10:40, 21/06/2020
A+ Aa A-

Janë gati 20 raste të reja me Covid-19, krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë sot ka konfirmuar se janë 71 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Rastet e shumta janë në Tiranë, por ka edhe në shumë rrethe të vendit.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Covid-19-Statistika, 21 Qershor 2020

Testime totale                          23453

Raste pozitive                          1962

Raste të shëruara                    1134

Raste Aktive                                  784

Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       361

Durrës     151

Shkodër  127

Vlorë            54

Fier               37

Korçë           17

Lezhë           16

Elbasan       10

Kukës             8

Gjirokastër  2

Berat               1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco