Sekreti për të përballuar sulmet e panikut

Sekreti për të përballuar sulmet e panikut

21:13, 06/06/2020

Shumë njerëz përjetojnë sulme paniku dhe problemi më i madh është mënyra si t’i përballojnë. Ekspertë të shëndetësisë kanë rekomanduar që ata persona të cilët përjetojnë sulmet e panikut apo kanë ndjenja ankthi, të marrin frymë thellë dhe ngadalë dhe të mendojnë se ky moment i vështirë do të kalojë.

Por një grua ka ndarë një tjetër eksperiencë. Ajo thotë se përjeton shpesh sulme paniku dhe ka gjetur metodën për t’i përballuar.

Zgjidhja, sipas saj, është një kub akulli, metodë që thotë se ka funksionuar me të. Ajo tregon se në momentin kur ka ndjenja ankthi, merr një kub akulli dhe e mban në gojë.

Por si ndikon akulli në tejkalimin e një sulmi paniku? Për shkak të të ftohtit, vëmendja përqëndrohet në këtë fakt dhe largohet nga sulmi i panikut që po ndodh.

Një tjetër zgjidhje që sugjerohet për personat të cilët kanë ndjenja ankthi dhe frike është të kafshojnë një fetë limoni, që gjithashtu ndihmon për të përballuar me lehtësi këtë moment të vështirë.

Mesa duket akulli është një teknikë që funksionon, pasi është provuar edhe nga persona të tjerë tek të cilët rezultoi efikase për përballimin e sulmeve të panikut. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco